Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni i koduar “Confirmation”, që synonte goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.
Në flagrancë u arrestua shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili po qarkullonte në Kombinat me një armë zjarri pistoletë brenda automjetit.
Gjatë kontrollit në rrugën “Ilia Papanikolla”, policia lokalizoi dhe ndaloi automjetin e 22-vjeçarit, ku u sekuestruan arma e zjarrit dhe automjeti si prova materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.


