Një 28-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur drejt Spanjës pas një operacioni policor në Itali në vitin 2022, është arrestuar nga autoritetet spanjolle. Hetimet ndaj tij nisën pas deklaratave të një bashkëpunëtori te karabinierët e Cittadellës.
Karabinierët italianë arritën të lokalizonin të arratisurin pas ndjekjes së lëvizjeve të babait të tij, i cili udhëtonte shpesh drejt Barcelonës. 28-vjeçari aktualisht ndodhet në burgun e Montorios, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


