Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet Erisjaldo Gjuta pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij, disa familjarë në pranga dhe në kërkim

    February 15, 2026

    Policia ka arrestuar Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, i shpallur në kërkim një ditë më parë pas plagosjes me armë zjarri të një 18-vjeçareje në hotelin e tij në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij.

    Ngjarja ndodhi në dhomën e hotelit në pronësi të 22-vjeçarit, ku 18-vjeçarja me iniciale N.M. dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Në momentin e të shtënave, Gjuta dhe familjarët e tij ndodheshin në katin e parë të biznesit. Pasi dëgjuan krismën, ata janë ngjitur në dhomë dhe e kanë gjetur të renë të plagosur.

    Sipas hetimeve paraprake, nëna e 22-vjeçarit dhe një i afërm e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar fillimisht se e kishin gjetur të plagosur në rrugë. Më pas, e reja ka dëshmuar se është vetëplagosur me armën që ndodhej në dhomën e hotelit dhe se aktin e kishte kryer për arsye personale.

    Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Mirvetja Gjuta, nëna e 22-vjeçarit, si dhe Vladimir Gjuta, xhaxhai i tij. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim babai i tij, Sajmir Gjuta, dhe kushëriri Elvir Gjuta, të dyshuar për fshehje krimi dhe pastrim të gjurmëve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    18-vjeçarja Gjuta policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.