Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Berisha shpërthen ndaj Ramës: Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

    April 16, 2025

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me mbështetësit në njësinë nr. 5 të Tiranës, ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Me tone të ashpra dhe krahasime provokuese, Berisha theksoi se edhe diktatori Enver Hoxha, ndonëse i ashpër, nuk kishte abuzuar me pronën publike në mënyrën që, sipas tij, po vepron pasardhësi i tij politik.

    “Enver Hoxha ishte diktatori më i egër në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Por, për të qenë të drejtë, ai nuk ia vuri shtëpinë në emër vetes. Kishte një shtëpi 3-4 katëshe, me një oborr prej 2 mijë metrash. Po Edi Rama? Ndërton saraje me themele 57 metra dhe park 5800 metra katror, ndërkohë që në deklaratën e pasurisë ka vetëm 3800 euro dhe 400 mijë lekë,” tha Berisha.

    Ai vijoi me kritika të forta, duke akuzuar Ramën për pasurim të paligjshëm dhe për keqqeverisje të pashembullt: “Njëherë thonë se vila u ndërtua me ‘Kurbanin’, njëherë se i solli e shoqja nga emigracioni. Ua vodhën shqiptarëve.”

    Në një krahasim të befasishëm, Berisha risolli një deklaratë të Donald Trump, duke e lidhur me situatën në Shqipëri: “Trump u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Rusia dhe Kina është armiku i brendshëm. Edhe ne kemi një armik të brendshëm që ka bërë më shumë dëme se çdo pushtim në histori.”

    Ai e përmbylli fjalën me një thirrje për reflektim: “As pushtimi osman nuk e zbrazte Shqipërinë si ky pushtet. Ky është armiku më i madh që kemi pasur ndonjëherë.”

    Berisha Enver Hoxha rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.