Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ardit Rada/ Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

    December 13, 2025
    Ardit Rada/ Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

    Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte debatin. Herë duke u shfaqur si viktimë e herë si shpëtimtare e vendit. Ndërkohë që u krijua ideja se vendi ndodhej në prag të një krize institucionale, se “diçka e madhe” do të ndodhte, se drejtësia do të përballej me presione apo përplasje të forta politike, asgjë nga këto nuk ndodhi.

    Përkundrazi, të dy proceset prodhuan një normalitet që rrallëherë e kemi parë në Shqipëri. Ndërsa krizat e bujshme i mbeten sërish PD-së në derë, së pari për përplasjet mes Ervin Salianjit dhe lidershipit të partisë së tij. Së dyti, për skandalin me firmat ndaj Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe justifikimet sat ë turpshme aq edhe qesharake të Grupit Parlamentar të PD.

    Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese tregoi se funksionon si institucion dhe jo si arenë politike. E aq më pak se ndikohet nga ndonjë presion. Është e njëjta gjykatë që më herët ka rrëzuar Edi Ramën për çështjen Veliaj, teksa këtë herë konfirmoi përmes vendimit për Belinda Ballukun se shteti ka hyrë në një fazë ku rregullat respektohen dhe proceset nuk zgjidhen më sipas orekseve të politikës. Ky normalitet duhet thënë se u nxit edhe nga vetë Balluku, e cila mbajti një profil të ulët gjatë fazës së shqyrtimit nga Kushtetuesja, por edhe thirrjet e mëparshme të saj për bashkëpunim me drejtësinë dhe mbështetje ndaj saj.

    Shoqëria shqiptare sot kërkon qetësi, jo kaos dhe duket se ky ka qenë mësazhi që Balluku ka dashur të përcjellë me qendrimet e saj. Sepse në të kundërt, askush s’e ndalonte t’i përvishej drejtësisë dhe të prodhonte një konflikt permanent si Sali Berisha. Ky është një standard i ri politik që duhet ndjekur: drejtësia lihet të bëjë punën e saj, pa ndërhyrje, pa teatër dhe pa presion politik.

    Edhe zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK ishte një proces i parashikueshëm për aq kohë sa mbështetja ndërkombëtare për të ishte e ditur dhe kjo nuk përbën as skandal, as surprizë, e vetmja pyetje qe ka lindur ne opinion eshte pse shteti sillet sikur ka mizen nen kesule e pse ne ate salle te mbushur me ambasadore qe nuk kane asgje ne terezi ne vendet e tyre, mungonte ne rresht te pare Ministri i Drejtesise, Drejtuesja e SHISH , Kryetari i KED, Ministja Antikorrupsion , Perfaqesuesi i Presidences etj. Për herë të parë, drejtësia nuk u prodhua nga pazare politike, por nga një balancë e qartë mes ligjit dhe garancive të kumbarëve të drejtësisë së re.

    Vendimi i djeshëm i GJK-së nuk jep vetëm drejtësi për Ballukun, por e kthen ekzekutivin në funksionimin normal për të cilin është zgjedhur. Me kthimin në detyrë të zv.Kryeministres merr fund bllokimi i disa proceseve të rëndësishme, por edhe i institucioneve që prej pak kohësh janë pa titullarë, si ARRSH, KESH etj. Ky shqetësim ishte shprehur më parë nga vetë Rama, i cili tha se me një minister të pezulluar nuk mund të bëhen emërime të rëndësishme. Dhe në fund të ditës, ajo që ndodhi dje është një goditje për narrativën konfliktuale të opozitës dhe një fitore për funksionimin normal të shtetit.

    Sot shqetësimi për opozitarët është fakti se PD duket se e ka braktisur protestën si mjet demokratik. Së pari kauzat që priste të përdorte, nga Balluku tek SPAK-u, ngjajnë si karta të djegura në duart e Berishës. Dhe së dyti, tentative e Lapajt për të protestuar mund ta çojë në përplasje në terren PD-në më aktivistët e ‘Shqipëria bëhet’. Jo për ndonjë arsye taktike, por ndoshta për t’i nxjerrë inatin që kanë me Salianjin. Megjithatë Gaz Bardhi e ka në dorë skenarin që do t’u diktojë të tijëve, pasi PD-në tashmë e ka Gazi dhe jo Berisha, si pretendon dinosauri i fundit politik i tranzicionit, të cilit perveç orës biologjike, po i mbaron dhe rëra në orën politike dhe Gazi di mirë ta kthejë gjithçka në estradë siç e ktheu PD-në javën e fundit për firmat e Shabanit dhe vetë e mori një javë pushim.

    Ardit Rada Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.