Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Apolonia piketon Erzenin pas suksesit në Peshkopi, por mungesat janë me shumicë

    October 29, 2024
    Apolonia piketon Erzenin pas suksesit në Peshkopi, por mungesat janë me shumicë

    Apolonia luan nesër ndaj Erzenit në kuadër të javës së 10-të. Fierakët do të kenë shansin që në rast fitore të ngjiten në gjashtëshen e parë. Për këtë arsye, e kanë vlerësuar maksimalisht takimin, që vjen pas fitores së rëndësishme në Peshkopi, e dyta jashtë fushe.

    Dueli me Erzenin tregon shumë për vazhdimësinë, sepse fierakët këtë sezon nuk ia kanë dalë në asnjë moment që të siglojnë dy fitore radhazi. Për shumë faktorë, ndeshja e radhës me shijakasit është e një rëndësie të veçantë. Kalendari u rezervon një ndeshje shtëpie dhe kjo është si një asist, për vetë faktin se në fushën e saj Apolonia do të synojë tri pikët, ose thënë ndryshe fitoren e parë. Të besuarit e trajnerit Sedat Pajaziti edhe në vijim i kanë ndeshjet e rëndësishme në fushën e tyre. Pas shijakasve do të presin Vorën, sërish në “Loni Papuçiu”, një rival direkt sa i përket luftës për kreun.

    Me mbylljen e fazës së parë, fierakët kanë një ndeshje në transfertë, ku do të jenë mysafir në Pogradec. Pra, janë tri ndeshje radhazi shumë të rëndësishme, që do të vlejnë jo pak për ecurinë e skuadrës në këtë kampionat. Kalendari duket në favor dhe në Fier e kanë për detyrë që ta shfrytëzojnë në maksimum, por nuk duhet harruar precedent “Loni Papuçiu”. Në shtëpinë e tyre, fierakët kanë luajtur katër ndeshje, ku kanë marrë dy humbje e dy barazime, para vetëm dy pikë. Pra, ndaj Erzenit kërkohet vazhdimësia dhe thyerja e tabusë së fushës.

    Problemet- Dëmtimet janë problemi më i madh për momentin tek Apolonia. Trajneri Sedat Pajaziti nuk ka pasur asnjëherë mundësi ta ketë grupin të plotë. Vijojnë luftën me kohën mbrojtësit Rubin Hebeja dhe Serjan Repaj, si dhe mesfushorët Kevin Injehu e Mikael Rakipaj, të cilët nuk ishin as kundër Korabit. Lajm tjetër i keq është se do të mungojë kapiteni dhe mbrojtësi Ersildjo Asllanaj, që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Në dyshim është edhe mesfushori Jasin, i cili la pjesën e dytë të seancës së djeshme për shkak të një lëndimi në kavilje.

    Nëse Jasin nuk ia del, duke llogaritur gjithashtu mungesat e sigurta në mbrojtje, do të jetë vërtet një problem i madh për stafin. Në fundin e seancës së djeshme, trajneri Pajaziti u bëri thirrje të tijve për qetësi dhe vetëpërmbajtje, pasi çdo mungesë do të ketë ndikimin e saj. Jo pak, por 5 lojtarë rrezikojnë të mos luajnë në transfertë me Pogradecin, pasi kanë 3 kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ndubuisi, mesfushorët Topi, Musa dhe Bejzade, si dhe sulmuesin Umejiego./PanoramaSport

    Apolonia Erzeni Peshkopi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.