Pas Gjokutaj, për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO për Berishën ka reaguar dhe demokrati Agron Gjekmarkaj.
“Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide”, u shpreh Gjekmarkaj, referuar vendimit të togave të zeza për kryedemokratin.
Ndërsa më tej Gjekmarkaj thekson se fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë.
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë!, shkruan Agron Gjekmarkaj.


