TIRANË– Një nga banorët e Kompleksit “Arlis” pranë QSUT-së në Tiranë ku një ditë më parë ra zjarr është shprehur i prekur duke treguar se kishte humbur gjithçka.
Apartamenti i tij në katin e katërt ishte një nga ato banesa ku gjithçka brenda u bë në shkrumb e hi.
Në një prononcim për mediat I moshuari i irrituar deklaroi se policia nuk e lejonte që të shkonte të shikonte shtëpinë e tij, të cilën e kishte blerë dy vite më parë 150 mijë euro.
Ai tha se natën e kishin kaluar jashtë, pasi nuk kishin ku të shkonin.
“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam.”- tha ai./Radar.al


