Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Anije, municione dhe dronë/ Gjithçka do të prodhohet në Shqipëri për luftën

    October 20, 2025
    Anije. municione dhe dronë/ Gjithçka do të prodhohet në Shqipëri për luftën

    TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka publikuar planin e detajuar sa i takon mënyrës se si do të shpërndahen fondet e mbrojtjes, në përputhje me objektivin e NATO-s për financimin e sektorit në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

    Bazuar në këtë plan, të paktën 3.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të përdoret për kapacitetet e mirëfillta mbrojtëse, ndërsa 1.5% e PBB-së do të investohet në infrastrukturë, qëndrueshmëri dhe zhvillim të industrisë ushtarake vendase.

    Ndër të tjera sqarohet se këto fonde do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërtimin e infrastrukturës strategjike si Korridori VIII dhe Porti i Porto Romanos – projekte të bashkëfinancuara me NATO-n – si dhe për përmirësimin e aseteve ajrore dhe logjistike të vendit.

    Në njoftimin zyrtar ministria sqaron se në Uzinën e Autotraktorëve nuk do të prodhohen armë apo municione, ndërsa kompanitë që do të merren me prodhimin dhe eksportin e pajisjeve ushtarake duhet të licencohen pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) në Ministrinë e Mbrojtjes. Vetëm pas këtij procesi, mallrat ushtarake mund të eksportohen ligjërisht.

    Në një kontekst të ri gjeopolitik dhe sigurie, industria ushtarake shqiptare po kalon nga një fazë pasive në një rol aktiv e prodhues, duke u pozicionuar si një aktor i ri në tregun ndërkombëtar të sigurisë. Objektivi është që ajo të shërbejë jo vetëm për nevojat e brendshme të Forcave të Armatosura, por edhe për eksport në tregjet e NATO-s.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, modeli që po zbatohet është bashkëpunimi mes shtetit dhe kompanive private vendase e të huaja, që mundëson transferim teknologjie, rritje të kapaciteteve prodhuese dhe përfshirje të bizneseve shqiptare në zinxhirin global të mbrojtjes.

    Zhvillimi i industrisë ushtarake pritet të ketë efekte shumëfishuese në ekonomi, duke hapur vende të reja pune në prodhim, inxhinieri, logjistikë dhe teknologji, si dhe duke rigjallëruar zonat industriale të lëna pas dore si Rubiku, Shkoza, Poliçani dhe Gramshi. Paralelisht, investimet pritet të rrisin vlerën e pasurive dhe të nxisin zhvillimin urban, si dhe të forcojnë arsimin profesional në fusha teknike.

    Përmes informacioneve zyrtare ministria bën me dije se plani i saj është që industria ushtarake shqiptare do të fokusohet në montimin e mjeteve të blinduara, prodhimin e uniformave dhe municioneve të vogla, montimin e armëve të lehta dhe artilerisë vetëlëvizëse 155 mm, si dhe zhvillimin e dronëve me teknologji të avancuar. Në Kantierin Detar të Pashalimanit do të ndërtohen anije të reja ushtarake, duke afruar Shqipërinë me standardet teknike dhe operacionale të vendeve të tjera të NATO-s. Në linjë me vendimet e Samitit të NATO-s në Uashington, Shqipëria synon të bëhet një kontribuese aktive në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, duke ndërtuar një industri mbrojtëse të aftë të mbështesë aleatët dhe të prodhojë produkte “Made in Albania” për eksport. Ministria e Mbrojtjes thekson se industria e mbrojtjes nuk është më një sektor i izoluar teknik, por një instrument modernizimi, zhvillimi ekonomik dhe forcimi të sovranitetit kombëtar./Radar.al 

    luftë Ministria e Mbrojtjes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.