TIRANË– Ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nga seanca plenare ka folur edhe për anijen me mbetje toksike, e cila nuk është ankoruar në portin e Durrësit. Në fjalën e tij ministri ka thënë se po punohet për t’u gjetur infrastruktura e posaçme, pasi sipas tij 102 kontenjerët me mbetje s’janë kuti kartoni që mund të fshihen.
“Të siguroj se ne nuk jemi në periudha ku urdhërat e Prokurorisë nuk zbatohen. Kjo periudhë ka mbaruar. Nuk është më fare aktualitet. Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjitha agjensitë po krijohet infrastructura e posaçme e vendosjes conform ligjit të këtyre kontenjerve në hapësirast publike të cilat do të monitorohen dhe kontrollohen nga policia. Siç dhe ju e dini janë mbi 102 kontenjerë dhe kërkojnë infrastrukturë të posaçme dhe nuk janë kuti kartoni të cilët ne mund ti fshehim dhe ti fusim kudo ku ju mendoni. Pra kto kontenjerë do të vendosen në një hapësirë e cila do të monitorohet me punonjës policie. Urdhri i Prokurorisë është totalisht 100% i ekszekutueshëm dhe ne po marrim masa me të gjithë strukturat për këtë urdhër të ekzekutueshëm.Koha e urdhrave të prokurorisë kur jepeshin dhe nuk ekzekutoheshin nuk ekziston më, dhe për këtë arsye shumë drejtues policie të asaj kohe janë në SPAK për të dhënë llogari që nuk kanë zbatuar urdhërat.“-tha Hoxha./Radar.al


