Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Amorim sfidon Arsenalin: Duhet guxim kundër tyre, janë skuadra më e mirë rivale deri tani

    December 4, 2024
    Ruben Amorim thotë se Mançester Juna jtid duhet të jetë i guximshëm në ndeshjen kundër Arsenalit, pasi trajneri i emëruar së fundmi përballet me testin e tij më të vështirë deri më sot.

    Pasardhësi i Erik ten Hagut po kërkon të sigurojë fitoren e tij të parë jashtë fushe në stolin e “Djajve të Kuq”, kur ata të udhëtojnë në stadiumin “Emirates” sonte në mbrëmje. Junajtid u ngjit në vendin e nëntë në renditjen e Premier Ligës me fitoren 4-0 të së dielës kundër Evertonit, duke i lënë ata vetëm gjashtë pikë prapa Arsenalit të vendit të dytë. Emri i Amorimit u thërrit fort në “Old Trafford” pas barazimit 1-1 në Ipsuiç dhe përmbysjes 3-2 në Ligën e Europës kundër Bodo/Glimt, por tani vjen momenti që skuadra të nis të tregojë vazhdimësi nën drejtimin e tij: “Është skuadra më e mirë me të cilën jemi përballur deri më tani, por test është çdo ndeshje,” tha trajneri portugez për djemtë e Mikel Artetës.

    “Nëse e shihni ndeshjen e fundit, ishte vërtet e vështirë. Fituam 4-0, por nëse e shihni ndeshjen ashtu siç e shoh unë ishte e vështirë. Gjithçka tani është një test, pa kaq shumë minuta për t’u stërvitur, duke u përpjekur për të menaxhuar numrin e minutave për shumë lojtarë që nuk mund të përpiqen të imagjinojnë të luajnë një ndeshje. Duhet të dini se disa lojtarë duhet të zëvendësohen pas 60 minuta ose 70 minuta, kështu që është vërtet e vështirë. Në këtë moment gjithçka është një test. Ndërsa Arsenali është në një moment tjetër”.

    “Topçinjtë” do të përpiqen që të arrijnë fitoren e katërt radhazi kundër “Djajve”. Arteta ka fituar gjashtë nga nëntë takimet e Premier Ligës kundër Junajtid që kur mori drejtimin dhe Amorim dëshiron që skuadra e tij të harrojë atë histori të fundit në përplasjen e së mërkurës në kryeqytet. “Është e rëndësishme të jesh i guximshëm”, tha portugezi. “Kur them i guximshëm, nuk është presion. Duhet të kuptojmë lojën, momentet e lojës dhe duhet të kemi topin. Kjo është pika kyçe sepse ne duam ta kemi topin. Ne duam gjithashtu të dominojmë disa momente të lojës, sepse e dimë se në këtë ndeshje është e vështirë të kontrollosh të gjithë ndeshjen”./PanoramaSport

    Amorim Arsenali Mançester Juna jtid
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Muaji i mjaltit në Itali! Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike pas dasmës luksoze në Siçili

    June 14, 2026

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    June 14, 2026

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    June 14, 2026

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.