Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Alkatrazi i Krokodilëve”/ Florida ndërton burgun e emigrantëve, në vend të gardianëve roje do të jenë kafshët e egra

    June 24, 2025

    Administrata Trump po e çon më tej politikën e saj kundër emigracionit, ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA (DHS) njoftoi ndërtimin e një qendre të re ndalimi për emigrantët në Florida. Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeyer, e ka quajtur këtë objekt “Alkatrazi i Krokodilëve”.

    Kjo qendër po ndërtohet në një aeroport të braktisur në mes të moçaleve të Everglades, një zonë e mbushur me kafshë të egra si aligatorë, pitonë, pantera dhe mace të egra. Uthmeyer ka theksuar se nuk është e nevojshme të investohen shuma të mëdha për sigurinë e perimetrit, pasi kushdo që do të tentojë të arratiset, do të përballet me rreziqet natyrore të zonës.

    Qendra, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 101 kilometra katrorë, pritet të jetë funksionale që në fillim të korrikut. Garda Kombëtare do të jetë e pranishme për të ndihmuar në administrimin e saj. Sipas planit të aprovuar nga qeveria federale, kapaciteti i qendrës do të zgjerohet me 5,000 shtretër të rinj, ndërsa në të ardhmen planifikohet ndërtimi i objekteve shtesë.

    Procedurat e ndalimit të emigrantëve do të zhvillohen sipas vendimeve të gjykatave. Ndërtimi i kësaj qendre vjen në një kohë kur administrata Trump po ushtron presion që autoritetet të realizojnë të paktën 3,000 arrestime emigrantësh në ditë.

    Paralelisht, shumë emigrantë janë dërguar më parë në Guantanamo ose deportuar në burgun e diskutueshëm CECOT në El Salvador, i njohur për mbipopullim dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

    Objekti i ri në Everglades shihet si zgjidhje për tejmbushjen e qendrave ekzistuese të ndalimit në SHBA. Ndërkohë, disa javë më parë, Donald Trump urdhëroi edhe rihapjen e famëkeqit burg të Alcatrazit, i njohur historikisht për pamundësinë e arratisjes për shkak të vendndodhjes së tij në një ishull të izoluar pranë San Franciskos.

    Alkatraz BURG emigrantët florida krokodilet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.