Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Alibeaj: Nuk dua të qahem. Dështova sepse në krye ishte Rama

    May 19, 2025
    Alibeaj: Nuk dua të qahem por dështova sepse në krye ishte Rama

    Në zgjedhjet e 11 majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi arritën të siguronin besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, por jo një mandate të sigurtë në Kuvend.

    Në lidhjen me këtë situatë, Alibeaj në një intervistë të dhënë së fundmi, pranoi me zë dhe figurë dështimin e tij në këto zgjedhje.

    Sipas tij në situata të tilla deputeti duhet të ruajë seriozitetin dhe fytyrën duke pranuar rezultatin, sado zhgënjyes qoftë ai.

    “Duhet të japë sinjale duke filluar nga vetja. Rezultati që kam marrë unë është dështim. Është e udhës që dhe në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën, serioziteti emancipimi politik po të doni ju. Po, unë nuk  jam nga ata s’më keni dëgjuar gjatë fushatës të bëja nga ato parashikimet, kontributi im do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinim një situatë që Rama mos ishte kryeministër”, tha Alibeaj, teksa më tej vijoi të analizonte skemën e ndjekur në zgjedhjet e 11 majit.

    Ai theksoi faktin se me “bekimin” e vetë kryedemokratit, sipas tij, Edi Rama fitoi mbi 9 mandate “dhuratë”.

    Pjesë nga fjala e Alibeajt:

    Duhet të jap sinjale duke filluar nga vetja. Rezultati që kam marrë unë është dështim. Është e udhës që dhe në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën, serioziteti emancipimi politik po të doni ju. Po, unë nuk  jam nga ata s’më keni dëgjuar gjatë fushatës të bëja nga ato parashikimet, kontributi im do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinim një situatë që Rama mos ishte kryeministër.

    Kur e them këtë nuk e them vetëm për veten, e thosha dhe duke parë atë që perceptoja. Dola i pasuksesshëm. Tani dalim te arsyet, unë nuk dua të qahem për të gjitha pengesat apo disavantazhet, por për interes publik duhet ti them. Çështja e sistemit në 26 korrik të vitit të kaluar nuk ishte gjë tjetër veçse një dorëzim në tavolinë prej Sali Berishës. Gjatë kohës që isha unë përfaqësues i opozitës kërkesat e Ramës ishin të thjeshta, më jep primin. Nuk kishte asnjë shans. Erdhi Berisha dhe ja dha primin.

    E mbani mend atë 12 mandate që thashë unë, 12 mandate  iu dhanë në tavolinë. Ka marrë sot 53%, logjikisht duhet të ishte diku 74 mandate, numëron 83. Pra ka marrë 9 mandate më tepër përveç kësaj që vjet dha sinjalin në publik që loja ishte shitur. Mendoni ju se njerëzit janë kaq të paaftë sat ë kuptojnë këtë sinjal? Dalim te partitë e reja. Ju thoni nuk je votuar. Unë them po. Rezultati është i tillë që jo më pak se 170 mijë shqiptarë që kanë votuar partitë e reja, përjashtuar Tom Doshin ,  se nuk është parti e  re dhe nuk është as parti e vogël madje përdor dhe mjete që e shkuara ka treguar që përdor mjete si Rama dhe Berisha.

    deshtim Enkelejd Alibeaj Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.