Rasti i një një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka aarmuar gjithë qytetin ditën e sotme.
Burimet bëjnë me dije se fëmija shfaqi temperaturë për disa ditë e për rrjedhojë të gjendjes së tij të përkeqësuar është dërguar në spitalin e QSUT.
Akoma më shokuese ishte momenti kur dolën rezultatet e analizave të cilat dëshmuan se fëmijë ishte prekur nga dizenteria.
Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik dhe një grup pune ka nisur menjëherë dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.


