Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Alarm për blegtorinë shqiptare/ Afta epizootike “kërcënon” edhe nga jashtë kufijve, përhapet me shpejtësi deri në 50 km/ditë

    March 20, 2026

    Edhe pse Afta epizootike nuk është aktualisht prezente brenda territorit të Shqipëri, ekspertët paralajmërojnë se rreziku për blegtorinë mbetet shumë i lartë, për shkak të mënyrës së shpejtë të përhapjes së virusit.

    Mjeku veteriner thekson se kjo sëmundje transmetohet si nga kafshët, ashtu edhe nga njerëzit, duke e bërë distancën gjeografike pothuajse të parëndësishme. Sipas tij, në zonat bregdetare ku mungojnë pengesat natyrore, afta epizootike mund të përhapet me një shpejtësi prej 30 deri në 50 kilometra në ditë.

    Megjithëse nuk përbën rrezik për jetën e njeriut, për kafshët kjo sëmundje është jashtëzakonisht agresive dhe mund të zhdukë tufat brenda një kohe shumë të shkurtër. Zgjidhja kryesore, sipas ekspertëve, mbetet karantinimi i menjëhershëm, vigjilenca maksimale dhe bashkëpunimi i fermerëve me shërbimin veterinar.

    Me urdhër të autoriteteve, janë vendosur masa të rrepta ndalimi për produktet me origjinë shtazore, përfshirë mishin e patrajtuar termikisht, qumështin jashtë standardeve, si dhe importin e lëkurëve dhe materialeve biologjike nga kafshët dythundrake.

    Një tjetër veçori dalluese e kësaj sëmundjeje është përhapja masive: ajo prek njëkohësisht disa specie si lopë, dele, dhi dhe derra, dhe nuk kufizohet në një fermë apo fshat, por përfshin zona të tëra.

    Rasti i parë në Shqipëri është regjistruar në vitin 1996 në zonat e Korçë dhe Pogradec, ku u asgjësuan rreth 20 mijë krerë bagëti dythundrake, duke shkaktuar humbje të mëdha për sektorin e blegtorisë.

    Afta epizootike blegtoria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026

    Kompozitori që bashkëpunoi me Dua Lipën gjendet i vdekur në Londër, tre persona nën hetim

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.