Rreth 200 shtëpi në qytetin Derby të Anglisë janë evakuuar pasi policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin vendosur eksploziv në një zonë banimi. Autoritetet theksojnë se ngjarja nuk po trajtohet si terrorizëm, por evakuimi u krye si masë sigurie për komunitetin.
Sipas “Daily Mail”, banorëve u është kërkuar të mos kthehen në banesat e tyre për 24 orë. Për ta është hapur një qendër pritjeje në ambientet e Salvation Army në Osmaston Road.
Hetimet po zhvillohen në një adresë në Vulcan Street, ku të dy të dyshuarit u arrestuan. Policia thotë se ka vepruar pas informacioneve për “materiale të dyshimta”. Oficerët po trokasnë derë më derë në të gjithë zonën e rrethuar për të siguruar largimin e banorëve para verifikimit të plotë.
Shtatë rrugë janë përfshirë në zonën e evakuimit, ku ndodhen dhjetëra mjete policie dhe shirita sigurie. Operacioni po koordinohet mes Policisë së Derbyshire, Shërbimit të Zjarrfikësve, Ambulancës së East Midlands dhe Këshillit të Qytetit.


