PARIS– Aktivistët kanë vendosur një foto të princit Andrew në Muzeun e Luvrit në Paris, për të treguar ish-dukës “si do ta mbajë mend bota” pas arrestimit të tij.

Një ditë më parë grupi britanik anti-miliarder me emrin “Everyone Hates Elon (Të gjithë urrejnë Elon)” varën foton në një mur të muzeut francez.

Nën kornizën e fotos, grupi vendosi një mbishkrim me titullin: Tani po djersitet. Fotoja tregon një nga momentet më ikonike të fundit, me princin Andreë të ulur i rraskapitur në sediljen e pasme të një Range Rover pas daljes nga stacioni policor i Norfolk./Radar.al


