Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

    December 27, 2024

    Një kabllo energjie dhe disa kabllo të dhënash u dëmtuan në Detin Baltik. Finlanda dyshon për një akt sabotimi. Fokusi i hetimit: një cisternë nafte që mund t’i përkasë të ashtuquajturës flotës hije të Rusisë.

    BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë nga autoritetet finlandeze. “Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, që synojnë këtë flotë,” thanë së bashku të enjten Komisioni Evropian dhe shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

    BE-ja dyshon gjithashtu si Finlanda,  se transportuesi i naftës është i lidhur me Rusinë. “Anija e dyshimtë është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin dhe në të njëjtën kohë financon buxhetin e luftës ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Punëve të Jashtme Kaja Kallas.

    Natën e Dytë të Krishtlindjeve, hetuesit finlandezë hyjnë në një cisternë nafte në Detin Baltik. Anija “Eagle S” nën flamurin e Ishujve Kuk ndodhej në mënyrë të dyshimtë pranë linjës së energjisë Estlink 2 midis Estonisë dhe Finlandës, e cila ndali së punuari papritur në ditën e Krishtlindjes. “Ne dërguam një anije patrullimi te cisterna dhe zbuluam se spirancat nuk ishin në vend. Prandaj kishim arsye të besonim se diçka e çuditshme po ndodhte”, u shpreh nënkryetari i rojes kufitare Markku Hassinen në një konferencë shtypi.

    Sulmet hibride në rajonin e Detit Baltik janë shtuar

    A është fjala për një aksident në linjën e energjisë? Autoritetet finlandeze nuk e besojnë këtë. Ato po e hetojnë rastin si sabotim të rëndë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës,  sulmet hibride janë shtuar në rajonin e Detit Baltik. Finlanda është shpesh objektiv i sulmeve të tilla. Dhe nuk është e pazakontë që Rusia të luajë rol në këtë, thotë Hiski Haukkala, kreu i Institutit Finlandez të Politikës së Jashtme në Helsinki.

    Rusia po teston kufijtë e saj dhe po kryen sulme të tilla hibride gjithnjë e më agresive. Kjo mbulon të gjithë spektrin e aktiviteteve, thekson Haukkala, “duke filluar nga fushatat e dezinformimit deri te format më agresive të sulmeve kibernetike dhe ndoshta edhe aktet fizike të sabotimit siç kemi parë këtu në Evropë”.

    Jo shumë larg, në nëntor pati një dëmtim të kabllove të të dhënave midis Finlandës dhe Gjermanisë, si dhe Suedisë dhe Lituanisë. Edhe aty hetuesit kishin në shënjestër një anije të huaj. Por ndryshe nga rasti i nëntorit, autoritetet finlandeze mund të ekzaminojnë anijen këtë herë. Për shkak se “Eagle S” është në ujërat territoriale finlandeze, hetuesit mund të hyjnë në bord, të bisedojnë me ekuipazhin dhe të mbledhin prova. “Ne supozojmë se anija është pjesë e flotës hije. Sipas informacioneve tona, ajo mbante benzinë ​​pa plumb që u mbush në një port rus,” thotë Sami Rakshit, kreu i doganave finlandeze./DW

    Akt sabotazhi Baltik BE kërcënon Rusinë me sanksione
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.