Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksioner i “Viola Green”. Pronarët i bëjnë dalje Bujar Shegës

    April 5, 2025
    Aksioner i "Viola Green". Pronarët i bëjnë dalje Bujar Shegës

    Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e posaçme, e cila la pas hekurave “trurin financiar” të bandës së Suel Çelës, Bujar Shega është lënë në “qiell të hapur”.

    Referuar disa dokumenteve të siguruara nga Newsbomb mësohet se Marsel alias Bujar Shega nuk do të jetë më administrator i kompanisë së pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve “Viola Green”.

    Siç mund të shikohet dhe në dokumentet e siguruara, ortakët pas një mbledhje urgjente kanë vendosur të zgjedhin një administrator të ri.

    Kujtojmë se SPAK e akuzon zyrtarisht Bujar Shegën për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në kuadër të organizatës.

    Viola Green ka marrë dhjetra milionë euro tendera publikë, në 5 bashki të vendit, Elbasan, Prrenjas, Kuçovë, Cërrik dhe Peqin.

    Sipas të dhënave nga Open Corporates rezulton se kompania e drejtuar nga Bujar Shega ka fituar 10 tendera në 5 bashkitë e mësipërme, nga 2 për secilën bashki, me vlerë mbi 7.5 miliardë lekë të vjetra.

    Megjithatë, dy ortakët e “Viola Green”, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani nuk janë mjaftuar vetëm me caktimin e administratorit të ri. Në ditët e fundit të Janarit 2025, ata vendosën të ndryshonin dhe zyrat e kompanisë, duke u transferuar nga ETC-ja në rrugën “Gjikë Kuqali” te Njësia 5.

    Nuk është e qartë nëse këto lëvizje bëhen për të humbur gjurmët për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-administratorit dhe aksionerit kryesor Bujar Shega, apo thjesht dy ortakët kanë vendosur “ti bëjnë dalje” Shegës.

    Kjo e fundit mbetet pista më pak e besueshme, ndaj mbetet të shihet nëse nga ana e organit të akuzës do të ketë vendim dhe për kompaninë të cilën Bujar Shega e përdorte për të pastruar paratë e krimit, siç citohet në dosje.

    Bujar Shega Pronarët i bëjnë dalje Viola green
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    June 6, 2026

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    June 6, 2026

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.