Një makinë policie është aksidentuar pasditen e kësaj të enjteje në Përrenjas.
Mjeti i policisë u përplas me një mjet tjetër e për pasojë një efektiv është plagosur lehtë.
Burimet thanë se efektivi ka marrë plagë në krah dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


