Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksidenti tr*gjik/ 7-vjeçari doli para mjetit për t’i marrë, goditjen fatale e mori nga makina e dytë

    February 25, 2026

    TIRANË– Policia ka zbardhur ngjarjen e një ditë më parë, ku në rrugën ‘Kastriotët’ në Tiranë mbeti i vdekur një 7-vjeçar si pasojë e një aksidenti automobilistik.

    Dje u raportua se autori që e ka përplasur me makinë të miturin është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa, “blutë” kanë njoftuar sot janë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.

    Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident.

    Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet.

    Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.

    Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K. Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit. Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    7-vjeçari Aksidenti ne rrugen Kastriotet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen

    June 13, 2026

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.