Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në dalje të Vorës, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, një person humbi jetën ndërsa janë plagosur dy të tjerë.
Bazuar në informacionet paraprake të Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30. Në aksident u përfshinë 3 automjete që drejtoheshin nga shtetasit me inicialet B. G., F. H. dhe F. A. Fatkeqësisht, drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Flogert Ajazi, 35 vjeç, ka mbetur i vdekur.
Dy pasagjerë që udhëtonin me të janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Radar.al
https://radar.al/aksident-tragjik-ne-dalje-te-vores-vdes-35-vjecari-plagosen-dy-persona-emri/
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat në Presidencë për ceremoninë e betimit
Qëlluan me shishe në drejtim të Ramës, Kuvendi përjashton 10 ditë 2 deputetët e PD

