XIBRAKË-Orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka ndodhur një aksident në aksin Librazhd-Elbasan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20 në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, makina tip “Skoda” me targë KIZ8606 që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me targë AA858RC me drejtues 35 vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.
Për pasojë automjetet janë dëmtuar plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Nga të dhënat paraprake të spitalit bëjnë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut. Ndërkaq të plagosurve iu është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin./Radar.al


