Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku një kamionçinë goditi një motor në dalje të qytetit të Vorës.
Si pasojë e përplasjes, dy persona që po udhëtonin me motor mbetën të plagosur. Aktualisht nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


