TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së hënës ku një automjet ka përplasur për vdekje një qytetar.
Bëhet me dije se autori 26-vjeçar i këtij aksidenti fatal ka përfunduar në pranga.
Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital pas plagëve të rënda të marra, 57-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Radar.al


