LEZHË– Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë shtetasit me iniciale Xh. Sh. dhe M. T., të cilët ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident.
Shkaqet e aksidentit ende s’dihen, ndërsa policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e përplasjes së mjeteve./Radar.al


