SHKODËR– Një aksident automobilistik është shënuar këtë të premte rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”. Në bazë të njoftimit të policisë bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. dhe për pasojë është plagosur një 7-vjeçar.
INFORMACION PARAPRAK:
Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.
Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


