Rreth orës 15:00, në aksin “Laguna–Patok”, një automjet i drejtuar nga shtetasja V. P. humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë, drejtuesja e makinës mbeti e plagosur dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


