Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj. I lënduari u transportua menjëherë në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes.


