Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Maliq para pak minutash ku mbetën të plagosur 7 persona.
Burimet bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një furgon.
Për rrjedhojë të aksidentit janë lënduar shoferët dhe pasagjerët e 2 automjeteve.
Një nga personat është në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



