Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Rinasit.
Burimet na bëjnë me dije se një mjet është përplasur me një taksi.
Detajet e ngjarjes nuk dihen ende, as nëse ka persona të lënduar pasi aksidenti sapo ka ndodhur.
Nga pamjet e siguruara duken mjetet të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme.



