Një aksident fatal ka ndodhur sot në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet ka përplasur një 70-vjeçar që po kalonte rrugën me bicikletë. Si pasojë e përplasjes, 70-vjeçari ka humbur jetën nga plagët e marra në vend.
Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


