KRUJË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dervenit.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes” me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një makinë “Ford” me drejtues V.D.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njëri nga shoferët e automjeteve Nga goditja njëra prej makinave ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.
Shtetasi i plagosur është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku.


