POGRADEC– Ditën e sotme një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit ku një makinë ka përplasur dy automjete të parkuara.
Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar nga spitali.
Ndërkohë polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


