Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku njëri prej tyre ka përfunduar i përmbysur në kanal për shkak të goditjes.

Dyshohet se 8 persona kanë mbetur të lënduar, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet paraprake.
Të lënduarit po dërgohen me urgjencë ne spitalin rajonal të Korçës.


