Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 pranë Urës së Zogut në Milot.
Burimet bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur njëri me tjetrin duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Në aksident janë përplasur kokë më kokë një kamionçinë dhe një fuoristradë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime ne lidhke me këtë aksident.



