Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e të shtunës, në autostradën Lushnje- Fier.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës se Vajkanit. Burimet nga vendi i ngjarjes raportuan se një automjet ka përplasur një person.
Mësohet se i plagosuri po udhëtonte me biçikletë. Ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij.
Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe pritet informacion zyrtar.


