Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Lezhë. Nga raportimet e para mësohet se janë përplasur tre mjete. Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar dy persona.
Burime bëjnë me dije se një mjet tip Volksvagon vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur kokë më kokë me një Mercedez, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.
Në aksident u përfshi edhe një fugon me polakë, por pa probleme për pasagjerët qe ishin në të.
Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez për të shmangur një kanal uji qe ka prekur edhe shtratin e rrugës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T.,
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


