Një aksident i rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku dy autobusë janë përplasur.
Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi në qytetin Regensburg. Rreth 50 persona raportohet se janë lënduar.
Autoritetet vendase njoftuan se 13 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Shoferi i njërit prej autobusëve është në mesin e të lënduarve në gjendje kritike.
Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e përplasjes.



