Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor të fshatit Çerenec, në Dibër, ku një furgon që transportonte pasagjerë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona, ndërsa dy prej tyre ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet kanë zbuluar se drejtuesi i furgonit, F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, e drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe pa licencë për transportin e udhëtarëve.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Dibrës.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


