Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet. Një motor është përplasur me një automjet në lëvizje, duke shkaktuar dëmtime të shumta tek drejtuesi i motorit.
I plagosuri u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit dhe, sipas informacionit të marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


