Një aksident i rëndë rrugor mësohet të ketë ndodhur së fundmi në autostradën Laç-Patok ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Burimet bëjnë me dije se shoferi i njërit prej mjeteve, për shkak të plagëve të marra, është nisur menjëherë drejt Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërsa thuhet se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kurbin /Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


