Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:05 të ditës së sotme, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Karinë të Peqinit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e përplasjes, të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme. Përkohësisht, qarkullimi në këtë segment rrugor ka pësuar vështirësi. Policia vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


