Një aksident i rëndë i ndodhur së fundmi në Greqi i ka marrë jetën një 30-vjeçari shqiptar.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut.
Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjeçari shqiptar mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse.
4 efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.


