Një aksident i rëndë rrugor mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Porodinë të Korçës.
Sipas burimeve bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga është përplasur me murin dhe pastaj ka përfunduar në një parcelë.
Goditja ka qenë shumë e forte sa për rrjedhojë u lëndua drejtuesi i mjetit, i cili transportua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


