Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore.
Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


