Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor për vdekje.
Sipas policisë, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj. Për shkak të përplasjes së fortë B. B. ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


