RROGOZHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën.
Policia bën me dije se e mitura është përplasur për vdekje me makinë nga 24-vjeçari me iniciale F.Xh.
Mësohet se i riu ka qenë duke kthyer mjetin në momentin që ka përplasur të miturën, e cila ka ndërruar jetë./Radar.al


