Një aksident i rëndë ka tronditur provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos në Formula 1, ku piloti japonez Juki Tsunoda pësoi një dalje spektakolare nga pista në fillim të sesionit.
Duke udhëtuar me një shpejtësi marramendëse, makina e tij Red Bull humbi kontrollin dhe u përplas fuqishëm me barrierat mbrojtëse, duke u copëtuar në disa pjesë – një skenë që ngjante si një shpërbërje kartoni në ajër.
Pavarësisht pamjes së frikshme, Tsunoda arriti të dilte vetë nga makina pa ndihmë, duke siguruar të pranishmit se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ky shpëtim i mrekullueshëm i atribuohet teknologjisë “Halo”, struktura mbrojtëse që ndodhet mbi kokën e pilotit dhe që ka shpëtuar jetën e shumë garuesve në incidente të ngjashme.
Ngjarja shkaktoi ndërprerje të përkohshme të provave, ndërsa siguria e pilotëve dhe gjendja e pistës u rivlerësuan nga zyrtarët e garës.
Grateful to see Yuki Tsunoda walk away from this enormous shunt in Q1#F1 #ImolaGP pic.twitter.com/hsviPlI66P
— Formula 1 (@F1) May 17, 2025


