Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Shkurtohet koha e pritjes nga 3 muaj në dy javë”, Koçiu: Rritëm me 4-fish buxhetin për trajtimin e sëmundjeve tumorale

    July 17, 2024
    "Shkurtohet koha e pritjes nga 3 muaj në dy javë", Koçiu: Rritëm me 4-fish buxhetin për trajtimin e sëmundjeve tumorale
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka raportuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale.

    Ministrja Koçiu që në fillim të fjalës së saj u shpreh se “është pretendim i pavërtetë dhe dashakeqës se aparaturat e pajisura me substancë radioaktive si kobalti janë lënë korridoreve të spitalit, duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjekëve nga rrezatimet. Aparatura ka qenë gjithmonë brenda kapsulës së saj mbrojtëse, duke bërë të pamundur përhapjen e rrezatimit”.

    Ajo theksoi se instancave përkatëse të Institutit të Fizikës Bërthamore janë të ngarkuar me matjen periodike dhe asnjëherë nuk kanë lexuar rrezatime jashtë normave të lejuara.
    Koçiu theksoi se “vetëm në tre vitet e fundit, buxheti për sigurimin e barnave për trajtimin e tumoreve është rritur me 4-fish”.

    “Buxheti për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për vitin 2024 është rritur me 42.3% krahasuar me vitin 2013. Në vitin 2013, QSUT përballej me mungesë barnash dhe materialesh mjekësore bazë, jo më të flitej për mbulimin e sëmundjeve tumorale. Sot, buxheti i alokuar për barna dhe materiale mjekësore për QSUT në vitin 2024 është rritur me 28% krahasuar me vitin 2013”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

    Ajo vuri në dukje se çdo vit është shtuar lista e barnave nëpër spitale dhe ajo e rrjetit të hapur duke mbuluar sëmundje të përhapura si diabeti, sëmundjet onkologjike, ato kardiovaskulare etj.

    “Tashmë është e mbuluar dhe linja e parë e terapisë për të gjitha llojet e kancereve dhe shumica e linjave të dyta e treta, si psh. për kancerin e gjirit , ate të ovarit, kolorektal, etj. me preparate bashkëkohore. Kjo e mundësuar dhe me anë të politikave për barna inovatore, të aplikuara me sukses prej disa vitesh. Në vitin 2013 shpenzimet e rimbursimit për barnat tumorale zinin 8.1 % të buxhetit të rimbursimit ndërsa në vitin 2023 kjo përqindje arriti në 20.7%”, vijoi ministrja.

    Gjithashtu, tha Koçiu, “ shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve tumorale në QSUT zinin 20.57% të buxhetit total në vitin 2014, ndërsa në vitin 2023 zinin 36.97%. Në vitet e fundit, Lista e Barnave me Rimbursim është pasuruar me 74 barna të reja, duke përfshirë 13 barna onkologjike. Për diagnozën e kancerit të gjirit, shpenzimet e rimbursimit kanë ardhur në rritje nga viti në vit, nga 4.4% shpenzimeve totale të rimbursimit ne 5.7 %”.
    Sa i përket përmirësimit të kujdesit paliativ, Koçiu bëri me dije se janë përfshirë 92 barna me rimbursim.
    Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se kimioterapitë, që më përpara kryheshin në kushte primitive vetëm në Onkologjikun e Tiranës, tashmë kryhen në shumë nga spitalet rajonale, duke reduktuar drastikisht kostot për qytetarët.

    “Rinovimi i radioterapisë, instalimi i akseleratorëve linearë, blerja e pajisjeve që shpëtojnë jetë, shkurtimi i radhëve , plotësimi i nevojave të stafit, modernizimi i kushteve dhe apartaturave, ka ndikuar në reduktimin e vdekshmërisë nga sëmundjet tumoriale. Akseleratorët e rinj kanë shkurtuar listën e pritjes për marrjen e trajtimit me radioterapi nga 3 muaj në kohën tuaj, në dy-tre javë”, vijoi ajo.

    Gjithashtu, Koçiu theksoi se Reparti ditor në Onkologjik dhe investimet në Depon Qendrore të Barnave ka ofruar një standard të ri për qytetarët që kryejnë seancat e kimioterapisë.

    Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu solli në vëmendje edhe një sërë programesh parandaluese për depistimin apo identifikimin e hershëm, të tumoreve të gjirit, qafës së mitrës që kanë rritur numrin e tumoreve të diagnostikuara në stade të hershme e rrjedhimisht, edhe numrin e tumoreve të kuruar plotësisht.
    Ndërsa sa i përket rekomandimeve të KLSH-së, ministrja tha se shumë prej këtyre rekomandimeve janë adresuar ndërkohë dhe të tjera janë në proces trajtimi.

    Albana Koçiu sëmundjet tumorale skandali te onkologjiku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.